Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Mbrojtja e Blerësit

Qëllimi jonë për ta bërë Grepin platformën më të sigurtë për të blerë online nuk ndalet vetëm me masat e sigurisë, por edhe me masat që mbrojnë blerësit. Duke qenë se blerësit janë ata që kryejnë pagesat pa pasur produktin në dorë, kemi vendosur disa rregulla shumë strikte me shitësit që asnjë palë mos të ketë mundësi abuzimi.

Marrëdhënia me Shitësit

Me çdo shitës që pranon të shesë produktet e tij tek Grepi, vendosim një marrëdhënie ligjore përmes një kontrate që përcakton kushtet dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo do të thotë se shitësi është i detyruar të menaxhojë stokun, të nxjerrë nga listimi një produkt të shitur, ta përshkruajë produktin në formën më të sinqertë të mundshme dhe ta paketojë për dërgim. Këto janë detyrime kontraktuale të cilat shitësit janë të detyruar ti respektojnë.

Në rast se një porosi e kryer nuk zbatohet, do t'ju kthehet çdo para e shpenzuar. Gjithashtu, "arma" juaj ndaj një eksperience të keqe me një shitës është vlerësimi, qoftë për mungesë komunikimi me shitësit apo nëse produkti nuk përputhet me përshkrimin. Duke i lënë vlerësim negativ, i bëni të ditur edhe blerësve të ardhshëm për problemet që mund të lindin me atë shitës. Ne jemi një platformë transparente që mban anën e të drejtës dhe do ju mbështesim për çdo ankesë që keni.

Grepi Outlet

Grepi Outlet është dyqani virtual që menaxhon vetë Grepi dhe ofron produkte me çmime shumë të volitshme. Ashtu si ç'do shitës tjetër, edhe ne mbajmë të njëjtën përgjegjësi që produkti të vijë tek ju brenda kohës dhe ashtu si ç'e prisnit. Ne po bëjmë maksimumin që kjo platformë të jetë e sigurtë dhe duam të japim vetë shembullin më të mirë. Çdo kusht që i përket shitësve të tjerë, i përket pa asnjë dallim edhe Grepi Outlet.

Dërgimi me Postë

Fillimisht, Grepi është i fokusuar në tregun brenda territoreve të Shqipërisë, me synimin për ta zgjeruar suportin e plotë edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në këtë fazë po bashkëpunojmë me Albanian Courier për të siguruar dërgimin e sigurtë. Për çdo blerje që ju kryeni, tek kushdo shitës, njoftojmë edhe Albanian Courier që të dërgojë një përfaqësues të saj për të marrë produktin tek shitësi dhe për ta nisur tek ju. Kjo siguron që proçesi të kryhet nga profesionistë, të jetë maksimalisht i shpejtë dhe në duar më se të sigurta.

Kthimi i Parave

Nëse porosisni një produkt i cili nuk është në stok dhe shitësi nuk e ka vënë lajmërimin e furnizimit, keni të drejtë të plotë të kërkoni kthim të parave. Kjo vlen edhe nëse produkti ju vjen i dëmtuar apo nuk përputhet me përshkrimin në faqe.