Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Kushtet e Shitjes

Kushdo mund të shesë produkte tek Grepi.al, qoftë një dyqan i vogël apo një rrjet i madh. Mendojeni si një kanal shitjeje ku produktet tuaja mund të shihen dhe blihen nga çdo vend i Shqipërisë apo jashtë saj. Megjithatë, që të ekspozoni produktet tuaja, ka disa kushte dhe përgjegjësi që duhet ti merrni parasysh para se të filloni të përdorni Grepi.al.

Kontrata

Përpara se të merrni akses për të listuar produkte tek Grepi.al, duhet më parë të nënshkruajmë një kontratë që përcakton kushtet dhe detyrimet e secilës palë. Vetëm pas kësaj proçedure do të mund ta përdorni Grepi.al si shitës.

Tipet e Produkteve

Tek Grepi.al shitet çdo produkt i lejuar nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë. Ashtu si në dyqan, nëse produkti ka garanci apo shoqërohet me dokumenta të ngjashëm, kjo vlen edhe për ato të shitura online. Edhe produktet e përdorur mund të listohen, por vetëm nëse jane të testuar apo riparuar nga servise të specializuar.

Listimi i Produkteve

Forma e listimit të produkteve është mjaft e thjeshtë për këdo me shumë pak njohuri rreth kompjuterit. Fushat tipike që duhen plotësuar për të krijuar një produkt tek Grepi.al janë: titulli, cmimi, sasia, përshkrimi dhe foto. Për çdo problem apo paqartësi, stafi jonë do ju ndihmojë në çdo moment.

Menaxhimi i Stokut

Një pjesë e rëndësishme e listimit të produkte tuaja tek Grepi.al, në rastet kur keni 2 ose më shume kanale shitjeje, është menaxhimi i stokut. Sasia në gjendje e produkteve duhet të përditësohet shpesh dhe produktet e shitur duhen nxjerrë nga listimi. Kjo bën që blerësit mos të porosisin produkte që nuk janë aktualisht në stok.

Çmimet dhe Ofertat

Vendosja e çmimit është tërësisht në dorën tuaj, por për të qenë kompetitiv, ne i kërkojmë shitësve t'i ulin çmimet në krahasim me tregun tradicional apo të bëjnë oferta të shpeshta. Duke vendosur çmime të ulura apo duke bërë oferta të shpeshta, do të merrni më tepër dukshmëri sepse me shumë mundësi, produktet tuaja do të listohen tek një nga faqet e ofertave speciale.

Plotësimi i Porosive

Në momentin që një blerës kryen një porosi, do të njoftoheni me email me të dhënat e porosisë dhe produktet e përfshira në të. Detyrimi juaj është ta përgatisni produktin dhe t'ja dorëzoni atë korrierit tonë, i cili do të paraqitet tek zyrat apo magazina juaj.

Kthimi i Produkteve

Nëse produkti është me probleme apo nuk është si ç'e keni përshkruar tek Grepi.al, blerësi ka të drejtë të plotë ta kthejë dhe të marrë një produkt tjetër apo t'i rimbursohen paratë e paguara. Në raste të tilla, detyrimi juaj është të na përgjigjeni në kohën më të shpejtë të mundur për verifikimin e defektit dhe të ofroni një produkt zëvendësues.