Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online

Rreth Grepit

Grepi.al lindi në Gusht të vitit 2012, si një tentativë për ta thjeshtësuar proçesin e listimit online të produkteve, shërbimeve, pronave, etj. Pak muaj dhe mbi 1.000 listime më pas, dolëm në përfundimin se tregu i njoftimeve është i mbushur me ofrues dhe se duhet një model më tërheqës për vizitorët. Në këtë moment lindi ideja e Grepi.al në formën që është sot.

Puna e përfshirë për të krijuar një platformë online është masive, qoftë teknike apo operacionale. U deshën rreth 6 muaj që nga koncepti fillestar e deri në realizimin e projektit, kohë gjatë së cilës u zhvillua sistemi dhe u bisedua me shitësit dhe furnitorët për listimin e produkteve të tyre tek Grepi.al. Nisja zyrtare është Shtatori i vitit 2013, ku filluam promovimin dhe reklamimin.

Shitja në internet është një model biznesi që në Shqipëri sapo ka nisur dhe duhet shumë punë për të arritur në nivele kompetitive me shtetet e tjera. Duke ofruar siguri në blerje, kujdes maksimal ndaj klientit dhe produkte cilësore, po tentojmë të krijojmë një platformë, emri i së cilës është "pseudonim" i blerjes online.

Pse emri "Grepi.al"?

Këtë pyetje e marrim shpesh dhe jo gjithmonë kuptohet qëllimi. Së pari, fjala "grepi" është e shkurtër dhe mbahet mend lehtë, gjë që e bën perfekte si emër të një biznesi. Së dyti, me kuptim metaforik, është se duhet ta konsideroni "Grepi.al" si një pellg të mbushur me produkte dhe oferta. Duke hedhur "grepin" tuaj, keni mundësinë të përfitoni nga ato.