Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Zonja pa emër

Libra dhe CD / Libra praktikë

Zonja pa emër

nga Botimemax

300 Lekë

"Zonja pa emër" është historia e vetëvrasjes së një shkrimtari të ri, i cili, duke i dhënë fund jetës, afirmon përmasat mistike të dashurive të tij të mëdha dhe triumfon mbi banalitetin anakronik të një bote në rënie e zvetënim të pandërprerë.

Veton Lona jeton për dashurinë e tij tokësore dhe arrin ta gjejë atë përtej jetës, në ujërat e një liqeni, ku zhytet për të mos dalë më i vetëm prej andej .

"Zemra ime pushoi së rrahuri; uli kokën, më ktheu krahët dhe u largua qetë-qetë, për të mos u kthyer kurrë më. Unë mbeta në mëshirën e valëve të liqenit, të cilat, kur dielli i mëngjesit po dilte mbi shpinën e malit, më nxorën në breg, shumë pranë gjurmëve të tua. Gjatë natës, ti ishe zhvendosur edhe pak më tej, por tani e saktësova vendndodhjen tënde dhe e di ku të të gjej. Mos u mërzit."