Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Lutecia

Libra dhe CD / Libra praktikë

Lutecia

nga Botimemax

800 Lekë

I strukur ne qoshtet me te fshehta te "Lutecias", nje njeri ndjek gjithe ankth zhytjen e Europes ne luften boterore. Ai quhet Eduard Kjefer eshte nga Alsasa dhe dikur ka punuar ne Zyren e Informacioneve. Tanime eshte detektiv, i ngarkuar me sigurine e hotelit dhe te klienteve te tij.

Nje tip aq i kujdesshem dhe i parekshem, sa asnjeri nuk e di se cfare mendon. Ne Parisin e mundur, te pushtuar e te nenshtruar, ne oret me te errata te kolaboracionizmit, ky njeri megjithate, bluan ne mendje vetem nje pyetje: Deri ku mund te shkoje nje njeri pa e tradhetuar ndergjegjen e tij? Nga viti 1938 deri me 1945, hotel "Lutecia" - hoteli i vetem ne bregun e majte te Senes - behet pjese e vet fatit te Frances.

Brenda mureve te tij zene vend te merguarit, shkrimtare dhe artiste, pastaj oficeret naziste dhe trafikantet e tregut te zi, qe ne fund ia lene vendin karvanit te madh me te interrnuar qe kthehen nga kampet e perqendrimit.

Ne perpjekje per te nxjerre sa me shume ne pah te dhena biografie dhe me nje frymezim te spikatur romanesk, Pierre Assouline i jep jete legjendes se dikurshme, tashme te humbur, te ketij hoteli te madh, duke perdorur nje art te gershetuar me dritehije, qe i pershtatet me mire se cdo gje tjeter mitit te ketij hoteli.