Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Hollivudi dhe Mafia

Libra dhe CD / Libra praktikë

Hollivudi dhe Mafia

nga Botimemax

600 Lekë

“Hollivudi dhe mafia”është një demaskim i bujshëm me dëshmi filmike të marrëdhënieve të rrezikshme, të errëta e gjithaq joshëse mes mafies dhe Hollivudit. Ky libër, i bazuar në dhjetëra burime, heton me kujdes të madh dhe rrëfen haptas historinë e fshehtë të Hollivudit dhe mafies.

Personazhe të njohura të mafies janë përpjekur të depërtojnë nëpërmjet “ngastrave” të parave që u jepnin kompanive të prodhimit, në mënyrë që ta rrisnin pak e nga pak kontrollin mbi to. Në të njëjtën kohë, edhe Hollivudi ka lënë gjurmën e tij mbi vetë mafien. Lidhja mes tyre ka qenë dhe mbetet e ndërsjellë.