Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Unë jam gegë. Autor Mustafa Nano Unë jam gegë. Autor Mustafa Nano Unë jam gegë. Autor Mustafa Nano Unë jam gegë. Autor Mustafa Nano
Unë jam gegë. Autor Mustafa Nano Unë jam gegë. Autor Mustafa Nano Unë jam gegë. Autor Mustafa Nano Unë jam gegë. Autor Mustafa Nano

Libra dhe CD / Publicistikë

Unë jam gegë. Autor Mustafa Nano

nga UET Press

900 Lekë

Titulli i librit “Unë jam gegë “. Autor Mustafa Nano. Me parathënie nga Primo Shllaku. Redaktor Besa Vila. ISBN 978-9928-4181-1-1. f. 206, 140 x 200 mm. Botimi i parë: tetor, 2013.

Botues UET Press. Libri është pjesë e kolanës “Monografi, esse, studime”

Pjesë nga parathënia

“Jam i sigurtë se ka njerz sot në Tiranë që titulli i ktij libri “Unë jam gegë” ka për t’i çuditë e tronditë ma fort se sikur ky libër i M. Nanos ta kishte titullin “Unë jam gay”. Për nji pjesë të madhe të autoriteteve “misterioze” binomi “gegë-toskë”, ose edhe kufizat e tij të marra veç e veç, janë fjalë pa ndonji kuptim, janë “historizëm”, fjalë të kohës së Nuhit, gjithsesi pa landësi e përmbajtje. Kto fjalë si dhe derivatet e tyne që përskajojnë sektorët e mdhej përkatës të shqipes, janë fjalët tabu që askush ma nuk duhet me i përmendë. Dhe deterrentin e tabusë, fuqinë e tij shkatrruese e përban pohimi se ai që i përmend, automatikisht mund dyshohet për “përçarës i kombit”. Fjalë e madhe kjo... Pra tabuja ka edhe sfinksin rojtës që e mban të gjallë tmerrin para tundimit. Jemi në terren tansisht mitologjik. Kultura shqiptare e tranzicionit e mbërthyeme në çatallat e mitit!?! Mozotmakeq!”

Primo Shllaku

Përmbajtja

PARATHËNIE 1 / KREU I Nga ilirët te gegët; nga epirotët tek toskët?/ Gegë e toskë vihen në kërkim të sho-shoqit, por …/ Do të bësh komb? Ke gegët./ Do të bësh shtet? Ke toskët

KREU II Gegë e toskë: Çfarë skrupujsh! Por dhe goditje poshtë brezit

KREU III Hera e parë nuk është e thënë të jetë gjithnjë e vështirë/ Një toskë përballë libërthit Te ura e Rrzhanicës/ Komunizmi na pengoi të njohim veten, pastaj botën/ Migjeni më ka ngjitur qysh herët/ Më në fund, Fishta

KREU IV Vjen Arshi Pipa, dhe …/ Me gjuhën nuk bëhet shaka/ Nga zotërinjtë ‘B’ (Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani) te zotërinjtë ‘B’ (Bejtexhinjtë)/ Zotërinjtë ‘B’ ishin njerëz të fesë; por ishin dhe shqiptarë, ama/ Në kërkim të “autorit hyner”: Në fillim ishte Fishta, ndërsa sot është Kadaré/ Pipa versus Vehbiu: cila është shqipja “më e epërme”, standardi apogegërishtja letrare? Shkumbini gjuhësor është ngjitur sipër në Morinë, por …/ Shqipja standarde është problemi për kosovarët? Apo është zgjidhja e problemit? Si i bëhet? Ka gjithmonë një zgjidhje

Me rastin e promovimit të librit, autori Mustafa Nano u shpreh: “Historikisht elita kulturore shqiptare, nga njëra anë e përgjëruar për unitetin apo unifikimin kombëtar dhe, nga ana tjetër, e vetëdijshme për dobësitë e papërsosmëritë e kombit, të bartura qysh nga lindja, domethënë për natyrën multifetare dhe për dikotominë gegë/toskë, ka qenë e kujdesshme për të mos u futur ‘në hisen e tjetrit’, ose ka bërë çmos për ta sublimuar, në mos mirëkuptuar, deri dhe me pahir, tjetrin. Me fjalë të tjera, në historinë e kulturës shqiptare kanë qenë të rralla, s’ka gjë se jo të parëndësishme, herët në të cilat intelektualë e mendimtarë shqiptarë toskë të kenë çalltisur e të jenë lëshuar me kritika e qortime ndaj gegëve, dhe anasjelltas”.