Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara
Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara Të bëjmë përpara

Libra dhe CD / Publicistikë

Të bëjmë përpara

nga Botime Pegi

800 Lekë

Titulli: Të bëjmë përpara

Nëntitulli: Femrat, puna dhe dëshira për të udhëhequr

Titulli në origjinal: Lean in

Autore: Sheryl Sandberg

Përktheu: Elsa Ballauri & Anja Basha

Data e botimit: Tetor, 2013

Numri i faqeve: 294

Ky libër hedh dritë mbi një sërë problematikash që lidhen me mungesën e udhëheqësve femra në qeveri dhe biznes, me mungesën e barazisë në shoqëri dhe familje si dhe me feminizmin.

“Të bëjmë përpara” është një libër për gratë që duan të arrijnë objektivat e tyre në profesione të ndryshme dhe për burrat që duan të kontribuojnë një një shoqëri më të barabartë. Libri hedh dritë mbi pengesat e shumta që i mbajnë femrat larg vendeve udhëheqëse në vendin e punës si për shembull diskriminimi, seksizmi i hapur ose i fshehur dhe ngacimimi seksual. Analizohen edhe pengesat shoqërore si për shembull fakti që gratë punojnë dyfish, brenda dhe jashtë shtëpisë, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë punën brenda shtëpisë. Së fundmi, ka edhe barriera të brendshme që femrat i ngrenë vetë duke pranuar dhe bërë të tyren diskriminimin sistematik dhe rolet gjinore të shoqërisë. Autorja shprehet se që të shohim ndryshim, gratë duhet të largohen nga këto role shoqërore dhe personale duke u munduar të arrijnë pozicione lidershipi. Ajo mendon se duke pasur më shumë zëra femërore në vende të pushtetshme, do të ketë mundësi më të barabarta për të gjithë. “Një botë ndershmërisht e barabartë do të ishte ajo ku femrat do të udhëhiqnin gjysmën e shteteve dhe kompanive në botë, dhe ku meshkujt do të kujdeseshin për gjysmën e punëve të shtëpisë.” Libri i Sandbergut frymëzoi lëvizjen “Lean in” (“Të bëjmë përpara”), që ka për qëllim të ndihmojë femrat të arrijnë qëllimet e tyre profesionale dhe personale duke “bërë përpara falë ambicieve të tyre”. Lëvizja krijon mbështetje me anë të tre rrugëve kryesore: komuniteti, edukimi dhe rrethet shoqërore. Komuniteti fokusohet në shkëmbimin e informacioneve dhe ideve nëpërmjet historive dhe ideve të historive që inkurajojnë gratë të bëjnë përpara. Sektori i edukimit është një koleksion leksionesh falas për individët që duan të përmirësojnë dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre udhëheqëse. Së fundmi, seksioni i rretheve shoqërore fokusohet në grupe të vogla që krijojnë një hapësirë të sigurt online për bashkëpunim dhe mbështetje.