Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Në takim me shkrimtarë (Intervista dhe dokumente Në takim me shkrimtarë (Intervista dhe dokumente
Në takim me shkrimtarë (Intervista dhe dokumente Në takim me shkrimtarë (Intervista dhe dokumente

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Në takim me shkrimtarë (Intervista dhe dokumente

nga Botimenaimi

500 Lekë

Autore: Fiona Kopali

Gjinia: publicistikë

Redaktor: Naim Zoto

Ballina: “M&B”

Copyright: Autore

ISBN: 978-9928-07-187-3

Numri i faqeve: 208

Në fillim ishte një ide e mësuesit të tyre të letërsisë, Arshin Xhezo, që nxënësit të krijonin një

album për shkrimtarët. Natyrisht, pas kësaj, erdhi entuziazmi i takimit me shkrimtarët. Ekipi

i “albumit” punoi me shumë pasion për ta realizuar këtë projekt, duke intervistuar njerëzit e

famshëm të letrave shqipe, duke incizuar zërat, duke mbledhur relike, foto, dorëshkrime apo

autografe të tyre, madje edhe përmes imazheve filmike.

Por protagonistja e kësaj nisme, Fiona Kopali, tashmë studente për jurisprudencë, synoi që ky

projekt të shndërrohej në libër si një dëshmi publike jo vetëm e asaj që bënë shokët dhe shoqet

e saj dikur, por duke i dhënë nismës dhe projektit vlera e prurje të reja. Pas shumë muaj pune,

kërkimi dhe pasurimi të projektit fillestar, më në fund libri u formatua në përmasat që është

publikuar sot. Një numër shkrimtarësh dhe njerëz të letrave shqipe si Faik Konica, Fan Noli,

Gjergj Fishta, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Luljeta Lleshanaku, Matteo

Mandalà, Shaban Sinani por edhe përfaqësues të letërsisë botërore si Ernest Heminguej, Gabriel

Garsìa Markez, Rudyard Kipling u bënë pjesë e këtij albumi përmes relikeve si fotove, shkrimit

të dorës apo intervistave të tyre me autoren. Ja,