Libra dhe CD / Letërsi Shqipe
nga Botimenaimi
1.000 Lekë
Autori: Shaban Sinani
Titulli: Pyetje në albanologji - autorë dhe teza
Gjinia: Studime
Recensues: Teuta Toska, Adem Jakllari
Redaktor: Naim Zoto
Botues: “Naimi”
www.botimenaimi.com
Copyright: Autori
ISBN: 978-9928-109-55-2
Nr. i faqeve: 320
Libri “Pyetje në albanologji”, i sapopublikuar nga shtëpia botuese “Naimi”, merret me
autoritete, argumente e probleme të hershme e të sotme të albanologjisë. Krahas
identifikimit të imët të kontributeve të këtyre autoriteteve (A. Buda, Dora d’Istria, Hasan
Ceka, De Rada, Lef Nosi, Mahir Domi, Qemal Haxhihasani, Shaban Demiraj, Tahir
Dizdari, Vexhi Buhara, Matteo Mandalà, Maximilian Lambertz, Milan Šufflay etj.); krahas
tezave e hipotezave të tyre për çështje të tilla, si origjina e kombit shqiptar, historia
dhe gjuha e tij, eposi, folklori etj., autori, me modesti dhe me një stil elegant rigoroz,
duke marrë shkas prej pikënisjes, ofron të dhëna, gërsheton njohuri ndërdisiplinore,
hedh teza e hipoteza të reja, duke na bërë të kuptojmë jo vetëm zotësinë e tij, por duke
zbuluar vlera të reja tek ata për të cilët shkruan.