Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Artemis Fowl-i dhe Sëmundja e Atlantidës

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Artemis Fowl-i dhe Sëmundja e Atlantidës

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Eoin Colfer

Sëmundja e Atlantidës (vëllimi i shtatë)

Roman

Përktheu: Elona Mistrovica

Nr. faqe: 368

ISBN 978-99943-0-322-9

Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar.

I ka ndodhur diçka e tmerrshme.

Artemisi është bërë i mirë.

Banorët e botës së nëntokës diagnostikojnë një sulm të egër të Sëmundjes së Atlantidës (që për ju dhe për mua është një çrregullim i personalitetit të shumfishtë). Praktikisht zhytja e vazhdueshme në magji ia ka dëmtuar mendjen. Dhe tani qyteti i nëndheshëm i Atlantidës rrezikon të sulmohet nga një ushtri robotësh të këqij, ndërsa varianti i mirë i Artemisit nuk di t’i luftojë ata.

Tashmë problemi qëndron tek të kuptuarit nëse kapitenia Magjistricë Shtupë e Policisë Heroike të Lirë do të jetë në gjendje ta kthejë pas Artemisin e vërtetë, përpara se sa robotët misteriozë të shkatërrojnë qytetin dhe gjithë banorët e tij.

Më vjen shumë keq, nuk mund të mos ju vija në dijeni. Gjendemi në buzë të greminës...

EOIN COLFER

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës.

Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë. Nga ana tjetër, Artemis Fowl-i betohet se nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë të përmendej ky njeri, deri në ditën kur të dy emrat e tyre u shfaqën në kopertinën e biografisë së tij të paautorizuar. Flitet se disa vite më parë ata të dy janë takuar në labirintet e fshehta të Kështjellës së Dublinit. Askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur aty, nëntokë, por burime pranë Colfer-it pohojnë se, pasi u kthye nga ai takim, flokët i kishte ngjyrë gri dhe nuk i kishte mbetur asnjë dyshkë në xhepa.

Gjithsesi, i pëlqen Artemisit apo jo, biografitë e shkruara nga Colfer-i kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe janë ngjitur në majat e klasifikimeve në të gjithë botën dhe kanë fituar një numër të madh çmimesh.

Colfer-i vazhdon të jetojë diku në Irlandë, por nuk pranon të tregojë adresën e tij të saktë, sepse nuk ka asnjë dëshirë të ndeshet përsëri me Artemisin apo truprojën e tij, Kryeshërbëtorin.