Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Duaj atë me të cilin je

Libra dhe CD / Te Ndryshme

Duaj atë me të cilin je

nga Botime OMSCA - 1

1.000 Lekë

Autori: Emily Giffin

Përkthyese: Oriana Tamburi

Redaktor: Loredan Bubani

Shtëpia Botuese: OMSCA-1

Faqe: 392

Elen dhe Endi Graham kanë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën prej njëri-tjetrit nuk mund të vihen në dyshim. Por një pasdite fatale Elen ndesh Leon. Njeriun që nxori në dritë më të keqen tek ajo. Njeriun që e pati braktisur një dekadë më parë. Njeriun të cilin ajo nuk mundi ta harronte kurrë plotësisht. Dhe kur rishfaqja e tij rizgjon emocionet e përfjetura, Elen nis të pyesë veten a është jeta e saj aktuale pikërisht ajo që do të kishte dashur të jetonte ...

Ajo që Elen mëson është thuajse magjike: ndonjëherë mund të të duhet të bësh gjithçka që të jesh me njeriun që dashuron.

Emily Giffin është autorja e “Dashuri e huajtur”, që është vlerësuar si një prej librave më të shitur prej “New York Times-it”. Ajo jeton në Atlanta me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.