Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
BIKINI - Janush Vishnjevski

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

BIKINI - Janush Vishnjevski

nga Botime OMSCA - 1

1.000 Lekë

Shtepia Botuese OMSCA-1nxorri ne qarkullim romanin "BIKINI" te autorit bashkekohor polak, jashtezakonisht te suksesshem, Janush Vishnjevski.

Të dhëna teknike:

Titulli: BIKINI

Autori: Janush Vishnjevski

Përkthyes: Sokrat Gjerasi

Redaktor: Loredan Bubani

Gjinia: Roman

Shtëpia Botuese: OMSCA-1

Faqe: 400

Për autorin dhe romanin:

Janush L. Vishnjevski u lind në vitin 1954 dhe është një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të suksesshëm në Poloni.

Banon në Frankfurt-mbi-Majn.

Në vendin tonë janë përkthyer dy libra të tij: romani bestseller “Vetmi në rrjet” dhe vëllimi me tregime “Dashnorja”.

Romani i ri i Janush Vishnjevskit “Bikini”, i botuar në origjinal në vitin 2009, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Në të rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, e vajzës gjermane. Ajo është e bukur, e flet shkëlqyeshëm anglishten dhe ëndërron për karrierën e fotografit. Nga zjarri i luftës atë e tërheq Stenli, një fotoreporter amerikan, i dërguar me punë nga redaksia e “Nju-Jork Tajms”-it në Evropë. Si të dashurosh kur ke parë kaq shumë të liga? Si të besosh kur di se njeriu i dashur priret ndaj pabesisë? Si të jesh i lumtur, kur nuk mundesh, por dhe nuk ke të drejtë të harrosh? A i shkonte ndër mend Anës se punimet e saj më të mira do të ishin fotografitë e qytetit të shkatërruar të lindjes dhe se do të ndodhej fillimisht në Nju-Jorkun ku gëlon jeta, pastaj në atolin e magjishëm Bikini…?