Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Poezi

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Poezi

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Teodor Keko
Poezi
Nr. faqe: 320
ISBN 978-99943-0-315-1

DASHURI E PËRJETSHME

- Xhulit -

Nga dashuria që kam për ty
mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria u ktheva sy,
i urtë, xhind, bohem, i rregullt.

Nga dashuria ditët e gjata
në bukë i ktheva, kokrra tespije.
Me to të gjallë ndjenjën e mbajta,
me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
me kokë në diell fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që të desha,
ndërmend kam të të dua prapë.