Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Mos më lër të shkoj

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Mos më lër të shkoj

nga Botime Pegi

600 Lekë

Titulli: Mos më lër të shkoj

Autore: Kazuo Ishiguro

Përktheu: Rudi Erebara

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2006

Numri i faqeve: 372

Kur ishte fëmijë, Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetoi në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe që mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë. Keti, prej shumë kohësh e kishte hedhur pas të shkuarën e saj idilike, por, kur dy nga miqtë e vet të Heilshamit kthehen sërish në jetën e saj, nuk i bën më ballë rikthimit të kujtesës. E kështu, ndërsa miqësia e saj me Ruthin rindizet, ndjenjat që shumë kohë më parë ushqenin pikën e dobët të zemrës së saj adoleshente, Tomin, nisin të thellohen më tej në dashuri. Keti rikujton vitet e Heilshamit. Ajo përshkruan skena të lumtura të djemve dhe vajzave që rriten bashkë, të patrazuar – gati edhe të kënaqur – nga izolimi në të cilin ndodheshin, por ajo përshkruan mjaft mirë edhe disa skena të tjera: të hutimit dhe keqkuptimeve që fshihnin një sekret të errët pas dukjes mëkuese të Heilshamit. Me zbardhjen e faqes së errët, miqve u duhet të përballen me të vërtetën mbi fëmijërinë dhe jetën e tyre.

Rrëfenjë e një mashtrimi të thjeshtë, “Mos më lër të shkoj”, shpalos një thellësi të jashtëzakonshme të emocioneve dhe rezonancës mes tyre dhe zë vend mes veprave më të mira të Kazuo Ishiguros.