Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Përgjithmonë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Përgjithmonë

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Susanna Tamaro

Përgjithmonë

Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 228

ISBN 978-99943-0-276-5

“A ekziston “përgjithmona?” – më kishte pyetur. Të kisha shtrënguar pas vetes me më shumë forcë. Nën shtresën e bluzave, pulovrave dhe xhupit, kisha ndier të gjallë dhe të ngrohtë trupin tënd të hajthëm. “Ekziston vetëm “përgjithmona”, të isha përgjigjur.

Ky ishte pakti i dashurisë dhe jetës, filli i pazgjidhshëm mbi të cilin kishin ndërtuar intrigën e ditëve të tyre. E megjithatë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri? Po kush është Zoti?

Një rrugëtim i brendshëm që na tregon se sa shumë një njeri mund të përhumbet në dhimbje dhe se si forca ripërtëritëse e Natyrës dhe misteri i jetës së përmbajtur në gjërat më të vogla mund ta përkundin, ta shërojnë dhe ta çlirojnë duke ia kthyer botës.

Me këtë roman, autorja e “Thuaji zemrës po” na dhuron një histori origjinale dhe pabesueshmërisht poetike, që bën të rikumbojnë telat e dashurisë, të brishtësisë njerëzore dhe të çudisë që provohet përballë jetës.

Susanna Tamaro

Susanna Tamaro ka lindur në Trieste në 1957-ën, ka studiuar në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë, dhe është në regjisurë. Për dhjetë vjet ka punuar për televizionin, dhe ka realizuar dokumentarë shkencorë. Eshtë njëra nga shkrimtaret italiane më të njohura dhë të dashura në mbarë botën. Ka botuar romane për të rritur me një sukses të jashtëzakonshëm publik: “Koka në re” (1989), “Vetëm me zë” (1991), “Thuaji zemrës po” (1994), “Shpirti i botës” (1997), “E dashur Matildë” (2001), “Përgjigjmu” (2001), “Më shumë zjarr, më shumë erë” (2002), “Jashtë!” (2003), “Dëgjoje zërin tim” (2006), “Luisitoja” (2008).

Romani i saj më i famshëm, “Thuaji zemrës po”, përveçse ka shitur 15 milionë kopje në mbarë botën, është futur midis 150 “Librave të Mëdhenj” që kanë shkruar historinë e Italisë, me rastin e kremtimeve për Italinë e Bashkuar në Sallonin e Librit në Torino.