Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Trafikantët

Libra dhe CD / Triller

Trafikantët

nga Botime Pegi

600 Lekë

Titulli: Trafikatët

Autor: Renato Di Lorenzo

Përktheu: Artan Stavroi

Gjinia: Roman, triller

Viti i botimit: 2007

Numri i faqeve: 218

Një vajzë e re është gjithmonë diçka e brishtë. Është gjithmonë e ekspozuar ndaj dhunës edhe në mes të ditës. Sidomos nëse ka lindur në një Shqipëri të shkatërruar, ku i vetmi zë ekonomik ende në veprim është ai i tregtisë së të miturve. Nisen në grupe nga porti i Vlorës dhe zbarkojnë në Itali për t’u shpërndarë në shtëpitë publike të gjysmës së botës. Rachel, katërmbëdhjetë vjeçare është njëra prej tyre dhe është ndër më të preferuarat sepse ka flokë të verdhë e sy bojëqielli...

Shumë personazhe, të lidhura shpesh nga erotizmi apo xhelozia, në kërkimin e dëshpëruar të një dimensioni që do t’i çlirojë nga fantazmat e vjetra apo nga frika e së përditshmes. Ndërsa në sfond zhvillohen ngjarje të mëdha tragjike, si masakra e Kosovës nën indiferencën e shteteve të tjera apo tragjedi më të vogla, si vrasjet e adoleshentëve të cilët ngrenë krye. Një triller kompleks dhe i sofistikuar, në çdo faqe të të cilit ndërthuren gjendjet e ndryshme shpirtërore me ato të realitetit politik, ndërsa suspanca sa vjen e rritet.