Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44
Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44 Fëmija 44

Libra dhe CD / Triller

Fëmija 44

nga Botime Pegi

1.000 Lekë

Titulli: Fëmija 44

Autor: Tom Rob Smith

Përktheu: Artan Miraka

Gjinia: Roman, triller

Data e botimit: korrik 2011

Numri i faqeve: 410

Në Bashkimin Sovjetik stalinist, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj Shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit. Oficeri Leo Demidov, një hero lufte idealist, beson se po ndërton një shoqëri të përkryer. Por, besnikëria e tij nis të lëkundet, pasi bëhet dëshmitar i marrjes në pyetje të një njeriu të pafajshëm dhe, kur merr urdhër të hetojë gruan e vet, Raisën, ai detyrohet të zgjedhë të vërtetën që i dikton zemra. Atëherë ndodh e pabesueshmja. Një vrasës është i lirë të vrasë sa herë të dojë dhe dogmat e Leos marrin fund njëherë e përgjithmonë. Ai rrezikon edhe jetën për të gjetur këtë kriminel, të cilin, Shteti nuk pranon as që ekziston. Dhe ndërkaq, Leoja zbulon se rreziku i vërtetë nuk i kanoset nga vrasësi që përpiqet të kapë, por nga vendi që përpiqet të mbrojë.