Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll
Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll Një histori dashurie me rock & roll

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Një histori dashurie me rock & roll

nga Botime Pegi

550 Lekë

Titulli: Një histori dashurie me rok&roll

Autor: Enrico Brizzi

Përktheu: Agim Doksani

Gjinia: Roman

Data e botimit: nëntor2011

Numri i faqeve: 176

“Një histori dashurie me rock & roll” është romani i parë i Enrico Brizzi-t. Ky roman gjysmautobiografik u botua për herë të parë më 1994-ën, nga një shtëpi botuese e vogël italiane (“Transeuropa”, Ankona). Në vitin 1995, libri ishte finalist në konkursin për çmimin “Campiello”, duke arritur rrufeshëm një famë të papritur në të gjithë Italinë. Më pas, të drejtat e botimit i kaluan shtëpisë botuese “Baldini & Castoldi”, që e ribotoi librin shumë herë, pothuajse çdo vit. Sot, vetëm në Itali, libri është shitur në mbi 2,5 milionë kopje dhe është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. Mbi këtë libër janë bazuar edhe dy filma italianë, njëri, serial i prodhuar nga RAI dhe tjetri, një film i regjisores Enca Negroni, ku Aleksi, personazhi kryesor i librit, interpretohet nga Stefano Accorsi, një nga aktorët italianë bashkëkohorë më të pëlqyer nga të rinjtë. Romani pati një sukses të madh në Itali, sepse gjuha dhe stili i shpenguar i tij goditi zemrën e mijëra adoleshentëve, të cilët ndiheshin të përkrahur nga familjet apo rrethi i tyre shoqëror. Për ironi, suksesi i romanit e ktheu atë në një vegël të sistemit që donte të luftonte, pasi ai u konsiderua dhe vazhdon të konsiderohet edhe sot e kësaj dite, në shumë shkolla të mesme italiane, si shembull bashkëkohor i një stili letrar të veçantë.