Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Gjyshi im gazmor

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Gjyshi im gazmor

nga Botime Pegi

350 Lekë

Titulli: Gjyshi im gazmor

Autore: Angela Nanetti

Përktheu: Natasha Poroçani

Gjinia: Roman për fëmijë

Viti i botimit: 2009

Numri i faqeve: 124

Çmimi: 350 lekë

“Kur isha katër vjeç, kisha katër gjyshër, dy në qytet dhe dy në fshat...”. Kështu fillon ky libër që rrëfen për një gjysh të mrekullueshëm, për patën Alfonsinë dhe për bashkëshortin e saj, Orestin, për gjyshen Teodolindën dhe për natyrën e saj të butë. Gjithashtu ky libër rrëfen edhe për një vogëlush dhe për marrëdhënien tepër të veçantë që ai pati me gjyshin e tij të “çmendur”, që nuk e harroi kurrë dhe që e bëri me mijëra herë të lumtur, për dashurinë e pakufishme që ata i falën njëri-tjetrit.

Ky libër e bën lexuesin e vogël që të mendojë se si ndihet dikush kur humb njerëzit e tij më të dashur. Megjithëse në fund të rrëfimit të tij, personazhi ynë tregon se si një ditë e humbi gjyshin e tij të shtrenjtë, ai na përshkruan shumë situata gazmore, që e bëjnë këtë rrëfim shumë të këndshëm dhe interesant për fëmijët.

Autorja e librit, Angela Nanetti, është fituese e çmimit Andersen me librin “Bota e fëmijës”, në vitin 2003. Ajo është autore e shumë tregimeve dhe romaneve për fëmijë dhe për adoleshentë, libra të cilët janë vlerësuar me çmime të ndryshme. Ndër veprat e saj, që janë përkthyer më shumë në gjuhë të tjera janë: “Veronika”, “Engjëjt” dhe “Gjyshi im gazmor”.