Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Varreza e Pragës

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Varreza e Pragës

nga Shtepia Botuese Dituria

1.250 Lekë

Autori: Umberto Eco

1250 lekë

ISBN: 978-9928-103-26-0

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos dhe Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, garibaldinin Hipolito Nievo i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau-n e rremë të Drejfysit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të atij falsifikimi të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit, që do të frymëzojë Hitlerin për kampet e përqendrimit, jezuitë që komplotojnë kundër masonëve, masonë, karbonarë dhe maxinianë që mbysin priftërinjtë me të njëjtin shfrim, një Garibald me këmbë të shtrembëruara nga artriti, plane të shërbimeve sekrete piemonteze, franceze, prusiane dhe ruse, masakra në një Paris të ditëve të Komunës ku edhe minjtë hahen, kama të mprehura dhe fundërrina që bëjnë plane për të vënë bomba e për të nxitur revolta në sheshe, mjekra të rreme, noterë falsifikatorë, testamente të sajuara, vëllazërime djallëzore dhe mesha të zeza. Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve Nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollësi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara. Madje edhe protagonisti bën gjëra të vërteta, përveç faktit që bën shumë, sepse ndoshta këto i kanë bërë autorë të ndryshëm. Po kush e di, ndoshta kur je në rrethet e shërbimeve sekrete, agjentëve të dyfishtë, kundërvajtësve zyrtarë dhe mëkatarëve fetarë, gjithçka është e mundur. Edhe që i vetmi personazh i trilluar i kësaj historie të jetë më i vërteti nga të gjithë dhe të ngjajë si dy pika uji me të tjerë që gjëllijnë edhe sot.