Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Tre shokët

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Tre shokët

nga Shtepia Botuese Dituria

900 Lekë

Kategoria: Letërsi e huaj

850 lekë

ISBN: 99927-34-81-8

- Ja tani nuk po troket më! Tani koha është ndalur në vend. E kemi shqyer në mes. Vetëm ne të dy kemi mbetur këtu, vetëm ne të dy, ti dhe unë dhe askush tjetër. Ajo m’i qepi sytë që i qenë zmadhuar tej mase. - I dashur...- Pëshpëriti me zë të shuar. Unë s’munda ta duroja më atë shikim. Vinte që nga larg, kalonte përmes meje dhe tretej diku. -Trimëresha ime,- murmurita unë.- Trimëresha ime e shtrenjtë, e dashur... Kryevepër e letërsisë botërore, që nuk mbahet vetëm si një himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa asnjë lloj interesi midis shokësh, por që konsiderohet edhe si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës, stili tepër i ngjeshur dhe tej mase i kursyer i këtij shkrimtari që komunikon aq bukur dhe natyrshëm me lexuesin. Vepra më e mirë e njërit prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe një miqësi e ngushtë shokësh, që sakrifikohen për njëri-tjetrin. Një libër, që të godet zemrën dhe mendjen!