Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Tre metra mbi qiell

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Tre metra mbi qiell

nga Shtepia Botuese Dituria

800 Lekë

Autori: Federico Moccia

600 lekë

ISBN: 99927-59-95-X

Një histori e bukur dashurie. Një mikrokozmos me jetë të rinjsh që kërkojnë të ecin “tre metra mbi qiell”. Vajzat veshin Onyx, apo çdo lloj tendence të re, flas,in për Avant, për Marsan dhe për modën e minutave të fundit. Ato presin të takojnë djaloshin e jetës së tyre. Djemtë bredhin me motor dhe sfidohen në prova force fizike, në shpejtësi, në rrezik. Në sfondin e një jete frenetike klani, bande (grupi mitik i budokanëve), takohen Babi dhe Stepi. Babi një vajzë gjimnaziste model. Koha e saj kalon midis shkollës dhe miqve, gjithnjë bashkë me Poçin, miken e saj të zemrës. Stepi, tip violent, i kalon pasditet para barit me miqtë ose në palestër dhe mbrëmjet mbi motor ose në tavolinat e bilardos. U takojnë dy botëve të ndryshme, por dashurohen marrëzisht me njëri-tjetrin. Nuk është një raport i lehtë, sepse asnjë prej tyre nuk lëshon pe lehtë. E megjithatë të dy transformohen... Babi dhe Stepi takohen rastësisht, grinden dhe dashurohen, në harkun e një viti që mbetet i paharruar jo vetëm për ata të dy, por për të gjithë ata që i rrethojnë. Stepi dhe Babi jetojnë në një raport të stuhishëm, por edhe historinë më të bukur të dashurisë që një adoleshent mund të ëndërrojë. Një histori e vërtetë dhe e plotë “kult” midis të rinjve, një histori dinamike, romantike, dëfryese dhe dramatike në të njëjtën kohë. Magji, të cilën vetëm në adoleshencë mund të arrish ta kesh. Tre metra mbi qiell, një roman i jetës së përditshme, një histori romantike, një pikturë dinamike e jetës së adoleshentëve ende të pasigurt për veten e tyre... I botuar fillimisht nga një botues i vogël roman (më vonë me shumë sukses nga Feltrinelli), romani qarkulloi për vite i fotokopjuar, duke u bërë një kult midis të rinjve të kryeqytetit italian.