Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
 Paraja

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Paraja

nga Shtepia Botuese Dituria

900 Lekë

Autori: Émile Zola

900 lekë

ISBN: 99927-47-39-0

Pushteti i parasë, fuqia, lavdia, janë leva që lëvizin pothuajse gjithçka në botën njerëzore. Në fuqizimin e pafre dhe më pas në shkatërrimin e Bankës Botërore, shohim shpërblimin për çmendurinë e përgjithshme, magjinë e pushtetin e parasë te të gjithë personazhet e romanit. Të gjithë i nënshtrohen Sakarit të plotfuqishëm: agjentët, shtypi, politika, letërsia. Të gjithë së bashku mbështesin batakçiun, aventurierin, sepse ai është i modës, ai premton piramidën e parasë, që në fund i zë poshtë të gjithë. Historia e madhështisë dhe rrënimit të Bankës Botërore ngjall interes jo vetëm sepse në të është ngatërruar Sakari, por edhe sepse në të janë koncentruar shpresat e gjithë të tjerëve: Bovilje, Mazo, Dezhua, Sabatini, Karolina, Gamëleni etj, etj. Paraja, edhe në vështrimin e autorit, është jo vetëm një e keqe sociale, por edhe bazë krijuese dhe gjallëruese në lëvizjen e përgjithshme të njerëzimit drejt arsyes dhe drejtësisë.