Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
 Një të shtunë me miqtë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Një të shtunë me miqtë

nga Shtepia Botuese Dituria

500 Lekë

Autori: Andrea Camilleri

500 lekë

ISBN: 978-99943-46-93-6

Ky roman është i pazakontë në krijimtarinë e Andrea Camilleri-t. Nga leximi i parë të duket si një gjuhë e thatë, e mprehtë, që nuk jep ekspresivitetin e dialektit, as në ndonjë nga format e ndryshme, të zhdërvjellëta e tonike, që gjenden shpesh në prozën e mjeshtërit të Porto Empedokles dhe, nën formën e ironisë, butësisë dhe mirëkuptimit për dobësitë e njeriut, që përfshihen për të zbutur edhe situatat më të rënda dhe mizore. Këtu nuk ka asnjë mundësi ikjeje ose fshehjeje. Secili karakter është dorëzuar në dënimin e tij dhe domethënien e veprimeve të tij. Ajo çka shfaqet më tepër te ju në këto faqe është zëri i njeriut të teatrit, Camilleri-t. Ndihet menjëherë në përshkrimin rigoroz të intrigës, në rrafshin e marrëdhënieve mes karaktereve të personazheve, në batutat e matura, të përkryera për efektivitetin dhe besueshmërinë, në ritmin e dramës tipike bashkëkohore: patologjik, i pamëshirshëm dhe absurd.