Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Letërsia moderne shqipe. Botimi i dytë. Autor Sabri HAMITI

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Letërsia moderne shqipe. Botimi i dytë. Autor Sabri HAMITI

nga UET Press

1.900 Lekë

Titulli i librit: Letërsia moderne shqipe. Botimi i dytë. Autor: Sabri HAMITI

Redaktorë: Nazmi RRAHMANI, Muhamet HAMITI Me parathënie nga Persida Asllani

ISBN 978-99956-39-45-7; f. 558, prill 2013. Botues UET Press Libri është pjesë e kolanës “Scripta manent”.

Libri “Letërsia moderne shqipe” ështënjë projekt i gjatë kërkimor që e ka shoqëruar studiuesin dhe akademikun Sabri Hamiti prej dyzet vjetësh. Janë studime që karakterizohen nga simbioza mes dukurive letrare shqipe dhe diskursit përgjithësues teorik. Ky diskurs vjen si pasuri e një mendimi të përzgjedhur botëror, i zbërthyer në spektrin profesional po aq sa personal të autorit. Në libër do të gjeni një përmbledhje të shkrimeve studimore të shtrira në harkun e shumë viteve, të cilat synojnë përftimin, hap pas hapi, autor pas autori, dukuri pas dukurie, të një panorame të poetikës shqipe moderne. Shtjellimi i Poetikës së letrave shqipe kërkon edhe përvijimin e një poetike të brendshme shkrimore, që ndërton së brendshmi ekuilibrin e çmuar mes analizës, parashtrimit, argumentit dhe shkrimit. Në libër janë në harmoni të plotë mendimi me fjalinë, argumenti me përfundimin, shija e hollë në zgjedhjen e veprave të autorëve të ndryshëm, me estetikën. Në librin e Hamitit ndërthurren në një autori me studiuesin, kritiku me poetin, objektivja me subjektiven.

Pjesë nga përmbajtja: Gjergj Fishta (1871-1940), Faik Konica (1875-1942), Midhat Frashëri (1880-1949), Fan S. Noli (1882-1965), Ali Asllani (1882-1966), Haki Stërmilli (1895-1953), Lasgush Poradeci (1899-1987), Etëhem Haxhiademi (1902-1965), Ernest Koliqi (1903-1975), Mitrush Kuteli (1907-1967), Millosh Gjergj Nikolla -Migjeni (1911-1938), Sterjo Spasse (1914-1989), Letërsia e viteve ‘40-’45, Kritika letrare, Stilistika si retorikë, Eqrem Çabej për letërsinë shqipe, Letërsia shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Libri shoqërohet me një bibliografi të pasur.