Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Kronika të dashnorëve të varfër

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Kronika të dashnorëve të varfër

nga Shtepia Botuese Dituria

800 Lekë

Autori: Vasco Pratolini

800 lekë

ISBN: 99927-47-28-5

Kronika të dashnorëve të varfër është romani që e bëri të njohur emrin e Pratolinit nëpër botë si një nga rrëfyesit më të gjallë e më të ndjeshëm të kohës sonë. Fiorentin nga lindja, arsimi e kultura, dhe i lidhur me mijëra fije me qytetin e tij, Pratolini ka krijuar me Kronikat një kuadër të paharrueshëm të Firences në vitet e para të fashizmit, përjetuar me freskinë e ndjenjave e të ngjyrave të zemrës dhe fantazisë së tij djaloshare. Qendër dhe “skenë shumëplanëshe” e romanit është një rrugë midis Palazzo Vechios dhe Santa Croces: rruga e Kornos, ku gjallojnë e ngërthehen histori personale e të përbashkëta, familje që kanë në atë rrugë rrënjë shekullore. Burra e gra, jetët e të cilëve përplasen, rrezatojnë njëra-tjetrën, herë me dashuri e shpresë, herë me dhembje e vdekje: e keqja dhe e mira e ekzistencës, trajtuar me ndjeshmërinë e “dëshmitarit të ngjarjeve”. Përkthyer në më shumë se 30 gjuhë, Kronika të dashnorëve të varfër, është një nga sukseset më të bujshme të letërsisë italiane të pasluftës.