Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
 Heraldika shqiptare

Libra dhe CD / Histori

Heraldika shqiptare

nga Shtepia Botuese Dituria

2.000 Lekë

Autori: Gjin Varfi

2000 lekë

ISBN: 99927-31-85-X

Albumi Heraldika shqiptare sjell në dritë një nga vlerat më të spikatura të historisë e të kulturës shqiptare në një fushë shumë pak ose aspak të trajtuar në letrat tona, atë të heraldikës. Stemat e familjeve feudale shqiptare të Mesjetës, të ruajtura në skulpturë, në pikturë, në miniaturë, në vulë e monedha të kohës, janë ndër dëshmitë më të prekshme që flasin për ekzistencën në “shekujt e errët” të Mesjetës të një shoqërie shqiptare vërtet të përparuar, të lidhur politikisht, kulturalisht dhe emocionalisht me botën perëndimore. Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Libri Heraldika shqiptare përbën një angazhim serioz dhe të frytshëm për të pasqyruar një fushë fare pak të njohur siç është heraldika. Autori, duke qenë piktor heraldist, mbështetur shkencërisht në rregullat haraldike, jep krahas relikeve historike të stemave, trajtimin artistik të tyre duke hedhur kështu një hap të guximshëm e cilësor në fushën e heraldikës. Moikom Zeqo Gjin Varfi, duke shfletuar librat për të gjetur stemat e vjetra shqiptare, ka bërë një punë të admirueshme për të grumbulluar, skeduar, seleksionuar dhe emërtuar skicat, relievet, monedhat, gravurat, figurën, ngjyrën dhe aq më tepër për t’i riaktivizuar stemat heraldike shqiptare, të cilat, dalëngadalë shfaqen si një ekspresion sensibël. Gazmend Leka