Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Biseda me Kafkën

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Biseda me Kafkën

nga Shtepia Botuese Dituria

400 Lekë

Autori: Gustav Janouch

700 lekë

ISBN: 978-9928-103-29-1

Ndërsa synonte të bëhej poet dhe njeri i letrave, Gustav Janouch, në moshë fare të re, aty rreth viteve ‘20 të shekullit të kaluar, filloi të shoqërohej me një koleg të babait që ishte bërë i njohur si shkrimtar premtues: Franc Kafkën. Prej këtej lindi një miqësi e shkurtër dhe e thellë që shënjoi përgjithmonë jetën e Janouch-it. Djaloshi regjistroi gjithçka: fakte, fjalë, gjeste të shkrimtarit të madh pragez dhe rezultat janë këto Biseda, ku na shfaqet portreti i një Franc Kafke tejet njerëzor e të ndjeshëm, një hebreu që ëndërronte të ikte në Palestinë, rob i larmisë së tij kulturore, i sëmundjes dhe i vetmisë, në kërkim të një lirie që gjithmonë i ishte mohuar. Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresëlënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.