Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra
Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra Një verë pa burra

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Një verë pa burra

nga Botime Pegi

800 Lekë

Titulli: Një verë pa burra

Titulli në origjinal: The summer without men

Autor: Siri Hustvedt

Përktheu: Engjëllushe Shqarri

Zhanri: Roman

Data e botimit: Maj, 2013

Numri i faqeve: 208

Një roman që zbulon shumë të vërteta mbi gratë dhe vajzat, mbi dashurinë dhe martesën, dhe mbi pyetjen kaq të lashtë të ngjashmërisë dhe ndryshimeve midis sekseve.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Mia Fredriksen, poetja ironike, rebele, tragjikomike dhe rrëfyese e "Një verë pa burra", ndihet e detyruar të rikonsiderojë jetën e saj. Një ditë, papriturazi, pas tridhjetë vitesh martesë, bashkëshorti i Mias, një neuroshkencëtar me famë, i kërkon të bëjnë një "pauzë". Kjo kërkesë e vrazhdë e shkund atë nga themelet dhe ajo përfundon në një pavijon psikiatrik. Në qershorin pasues të daljes nga spitali, ajo kthehet në qytezën lëndinore të fëmijërisë së saj, ku e ëma jeton në një shtëpi për të moshuar. E mbetur vetëm në një shtëpi me qira, Mia shkumëzon, turfullon dhe qan fatin e saj të mjerë. Megjithatë, ngadalë, ajo tërhiqet nga jetët e njerëzve përreth saj: të së ëmës dhe shoqeve të saj të ngushta, “pesë mjellmat”; të fqinjës së saj të re me dy fëmijë të vegjël dhe një burrë të zhurmshëm e nevrik; të vajzave adoleshente të grupit të poezisë në të cilin ajo jep mësim.

Nga Siri Hustvedt, autorja bestseller në vende të ndryshme, vjen një roman që zbulon shumë të vërteta mbi gratë dhe vajzat, mbi dashurinë dhe martesën, dhe mbi pyetjen kaq të lashtë të ngjashmërisë dhe ndryshimeve midis sekseve.