Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Mbytja e anijes

Libra dhe CD / Te Ndryshme

Mbytja e anijes

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Alessandro Leogrande
Mbytja e anijes
Roman investigues
Përktheu: Ardian Beshaj
Nr. i faqeve: 250
ISBN 978-99943-0-284-0
Alessandro Leogrande (Taranto 1977), është zëvendësdrejtor i së përmuajshmes “Lo Straniero”. Shkruan një rubrike të përjavshme në “Corriere del Mezzogiorno – Corriere della Sera” dhe bashkëpunon me të përditshme dhe revista. Pas debutimit me “Një det i fshehur” (L’Ancora del Mediterraneo 2000), një hetim mbi qytetin e tij të origjinës, në darën e krizës ekonomike dhe ndotjes së mjedisit, Alessandro Leogrande-ja tregoi me reportazhe narrative mafiet e reja,
lëvizjet e protestës, shfrytëzimin e argatëve të huaj nëpër fusha: “Shoqëritë kriminale. Histori kontrabande dhe shumëkombëshesh” (L’Ancora del Mediterraneo” (2003); “Njerëz dhe rreshterë. Udhëtim midis skllevërve të rinj nëpër fushat e jugut” (Mondadori 2008, me të cilin fitoi Çmimin Napoli – Libri i Vitit, Çmimin e Rezistencën së Qytetit të Omenjës, Çmimin Sandro Onofri, Çmimin e Bibliotekave të Romës).
Me “Mbytja e anijes”, libër që në Itali hapi një debat të gjerë, fitoi Çmimin Paolo Volponi për letërsinë dhe angazhimin qytetar dhe Çmimin Ryszard Kapuścinski “për aftësinë e të rrëfyerit të vendeve dhe kulturave, e të vëzhguarit si kronist dhe e të paraqiturit si rrëfimtar”.

Në orën 18.57 të 28 marsit 1997 një motovedetë e vogël shqiptare e stërngarkuar me emigrantë, Katëri i Radës, goditet me bash nga një korvetë e Marinës ushtarake italiane, Sibilla. Brenda pak minutash anija shkon në fund të Kanalit të Otrantos. Është mbrëmja e së Premtes së Shenjtë. Të mbijetuarit janë vetëm 34, të vdekurit 57, në pjesën më të madhe gra dhe fëmijë. 24 trupa nuk do të gjenden kurrë. Është njëra nga mbytjet më të tmerrshme të anijeve që kanë ndodhur në Mesdhe’ në njëzet vitet e fundit. Por sidomos, është tragjedia më e madhe në det e shkaktuar nga politikat e sprapsjes.
Alessandro Leogrande-ja ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët.

Mbytja e Katërit të Radës përbën një gur prove për të gjitha mbytjet e anijeve të tjera në të
ardhmen, jo vetëm sepse qe rezultati i politikave të sprapsjes dhe të histerisë institucionale që i shkaktoi. Jo vetëm sepse termat e çështjes sot janë po ato. Jo vetëm sepse, me cinizëm të plotë apo mospërfilljen më të madhe, një forcë politike në qeveri vazhdon të flasë për bllokimet detare në Mesdhe. Mbytja e Katërit të Radës është një gur prove, sepse, në ndryshim
nga shumë të tjera të mbështjella në heshtje, është e mundur ta rrëfesh.


“Tragjedia më e madhe e ndodhur në det e shkaktuar nga marrëveshje midis shteteve dhe nga politika sprapsjeje. Alessandro Leogrande-ja na e tregon te “Mbytja e anijes” duke përzier eposin e Conrad-it dhe paraqitjen dokumentaristike të kujdesshme të “Me gjakftohtësi” të Truman Capote-s. Leogrande-ja është ndoshta shkrimtar-reporteri ynë më i mirë, kronist kokëfortë dhe në të njëjtën kohë vizionar i së tashmes”.
- Filippo La Porta, “Left”


“Unë kam një djalë shqiptar, kam një familje shqiptare. Ajo që më bëri përshtypje nga libri është saktësia e Alessandro-s, ajo mënyra e tij për të mos dhënë asgjë të stërditur sentimentalisht. Më kujtohet që Agamben-i disa ditë pasi u mësua lajmi për ngjarjen shkroi në një artikull aktakuzën më të madhe që mund të bëhej, ishin dy lista emrash që ai kërkonte: emrat e atyre që kishin përfunduar në det dhe emrat e atyre që kishin dhënë urdhrat për t’iu afruar derisa ta çiknin”.
- Gianni Amelio