Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Shpirti

Libra dhe CD / Te Ndryshme

Shpirti

nga Botimet Dudaj

850 Lekë

Dr. Brian Weiss
Shpirti
Trupi vdes, shpirti kthehet
Përktheu: Timo Flloko
Nr. i faqeve: 200
ISBN 978-99943-0-197-3
Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së Dr. Brian Weiss. Një histori plot mister e të panjohura të aqshumëpërfolur të teorisë së rishpirtërimit që të fal shpresë për të nesërmen.
Si një psikoterapist tradicional, Dr, Brian Weiss mbeti i habitur dhe gjithashtu skeptik, teksa njëra nga pacientet e tij nisi të kujtojë trauma jetësh të shkuara që dukej se mbartnin çelësin e maktheve të saj të vazhdueshme dhe ataket e panikut. Skepticizmi i tij u davarit befas kur ajo nisi të përcjellë mesazhe nga “hapësira midis jetëve”, të cilat përmbanin të vërteta për familjen dhe djalin e vdekur të Dr. Weiss. E duke përdorur terapinë për jetët e shkuara, ai pati mundësinë të kuronte pacienten e të niste eksplorimin e një tjetër faze kuptimplote të karrierës së tij.

“Ky është rrëfimi thellësisht tronditës i zgjimit të papritur shpirtëror të një njeriu. Ky libër dukshëm tejet kurajoz i hapi shtegun një martese mes shkencës dhe metafizikës. Një lexim shumë i dobishëm për një botë të uritur në kërkim të shpirtit.”
– Jeanne Avery, autor i “Astrologjia dhe jetët e tua të shkuara”.

“Një histori reale që thekson efektivitetin e terapisë së jetëve të shkuara. Ky libër do të hapë shumë dyer pë rata që nuk e kanë konsideruar kurrë ekzistencën e teorisë së rimishërimit.”
– Richard Sutphen, autori i “Jetë të shkuara, dashuritë e së ardhmes” dhe “Ju rilindët sërish për të qenë së bashku”.