Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Monolog / Mediat dhe propaganda totalitare

Libra dhe CD / Shkenca politike

Monolog / Mediat dhe propaganda totalitare

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Artan Fuga
Monolog
Mediat dhe propaganda totalitare
Nr. i faqeve: 296
ISBN 978-99943-0-146-1
Autizmi mbetet mekanizmi thelbësor i funksionimit të mediave totalitare. Ato perceptojnë si informacione vetëm të dhënat informative që janë në përputhje me parimet ideologjike dhe politike që i drejtojnë. Shohin atë që duan të shohin, dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementeve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme, duken si të veçuar prej njëri-tjetrit. Nga kjo pikëpamje, vetë sistemi i komunikimit brenda tyre mbetet një monolog gjigant, një e folur me vete, një komunikim me veten. Pra, një lloj autizmi kolektiv me përmasa të gjera e për disa dekada me radhë, pasojat e të cilit vazhdojnë të ndihen në opinionin publik shqiptar edhe shumë vite pas rënies së atij që quhej modeli socialist i shoqërisë shqiptare.