Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Epoka e trazirave

Libra dhe CD / Shkenca politike

Epoka e trazirave

nga Botimet Dudaj

2.000 Lekë

Alan Greenspan
Epoka e trazirave
Aventura në një botë të re
Përktheu: Aristotel Pano
Nr. i faqeve: 612
ISBN 978-99943-0-183-6
Kujtimet më të mahnitshme të një njeriu të brendshëm të Uashingtonit, që nga kujtimet e Katharine Graham-it para një dekade... Joshja e librit të Greenspan-it lidhet pikërisht me autoportretin e tij... Ai është një nga personazhet më interesantë në historinë e demokracisë sonë.”
- Michel Kinsley, THE NEW YORK TIMES BOOK REVIEW


“Epoka e trazirave” është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë.
Duke ndjekur harkun e udhëtimit të jashtëzakonshëm të jetës së tij për më shumë se tetëmbëdhjetë vjet si kryetar i bordit të Rezervës Federale, në pjesën e dytë të librit “Epoka e trazirave”, dr. Greenspan-i ndërmerr një udhëtim të shkëlqyer në horizontin e ekonomisë globale. Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent, “Epoka e trazirave” do të mbetet një trashëgimi vetjake dhe intelektuale e Alan Greenspan-it.

“Zbavitës dhe mendjemprehtë... [Greenspan-i] është një orakull mjaft i zgjuar për ta pranuar atë që nuk e di... Një përulësi e tillë, që vjen nga një njeri aq i fuqishëm sa Greenspan-i, të çarmatos me çiltërsinë e saj, sikurse edhe ky libër interesant dhe mësimdhënës.”
- Chuck Leddy, THE BOSTON GLOBE

“[Lexuesit] do të kuptojnë se përsiatjet e dokumentuara të Greenspan-it të vënë shumë më tepër në mendime se kujtimet e rëndomta të Uashingtonit.”
MICHAEL MANDEL, BUSINESSWEEK