Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Bombë në Beograd

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Bombë në Beograd

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Albatros Rexhaj
Bombë në Beograd
Nr. i faqeve: 248
ISBN 978-99943-0-266-6
Kosovë, verë e vitit 1998.
Lufta sapo ka filluar...
Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fundin e luftës në Kosovë, por njëherësh edhe fillimin e mundshëm të Luftës së Tretë Botërore.
“Bombë në Beograd” është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
Një ngjarja e imagjinuar, por megjithatë ngjashmëritë me persona dhe ngjarje reale janë të mundshme.



ALBATROS REXHAJ ka lindur në vitin 1975 në Prizren dhe është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në degën e artit
dramatik.
Është autor i disa dramave dhe i librit “Lettera a un amico italiano dal Kosovo”, botuar nga Rizzoli RCS, Milano (1999).