Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Luftë e vogël e përkorë

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Luftë e vogël e përkorë

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Elvira Dones
Luftë e vogël e përkorë
Roman
Nr. faqeve: 216
ISBN 978-99943-0-252-9
Ndoshta për herë të parë në një roman lufta na duket shumë afër normalitetit tonë: normalitetit të nejrëzve që jetojnë në Perëndimin modern, ku mund t’i telefonohet një mikeshe në Nju-Jork, një të afërmi në Zvicër. Dhe ku, nëse mungon drita, nuk është e thënë që kjo të ndodhë sepse janë duke ardhur për të na marrë, një nga një, shtëpi më shtëpi. “Lufta e vogël e përkryer” është ajo e shpallur nga NATO-ja më 24 mars 1999 pas politikës së egër të “spastrimit etnik” të Millosheviçit. Përfundoi më 12 qershor. Duhej të ishte e vogël dhe e përkryer, sepse asnjë ushtar amerikan nuk do të ishte kthyer në shtëpi brenda një arkivoli, u premtua. Por, e parë nga toka qe, për fat të keq, diçka krejt tjetër. Se çfarë, e tregon Elvira Dones-i në këtë libër të shkruar sot dhe të bazuar në vite kërkimesh mbi dhunën e pësuar nga gratë e Kosovës në tetëdhjetë ditë tmerri, prej milicëve serbë. Dones-i arrin ta bëjë të tmerrshme, mallëngjyese dhe njerëzore epikën e mbijetesës se tri grave të rrethuara në një shtëpi të Prishtinës: Rea, Nita dhe Hana. Dhe bashkë me rrethimin e tyre, me rininë e tyre të dëshpëruar dhe vitale, ndjekim mosbesues odisenë drejt lirisë të dy fëmijëve të paharrueshëm, të bukuroshes trembëdhjetëvjeçare, Blerimes, që kur të rritet dëshiron të studiojë Poe-në si teto Nita, si dhe të asit katërmbëdhjetëvjeçar të futbollit, Fatmirit.