Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës
Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës Shkolla e Londrës

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Shkolla e Londrës

nga Botime Pegi

300 Lekë

Titulli i serisë: Këpucët rozë

Titulli i librit: Shkolla e Londrës

Autor: Beatrice Masini

Përktheu: Natasha Poroçani

Gjinia: Letërsi për fëmijë

Viti i botimit: 2011

Numri i faqeve: 134

Ardhja e verës i sjell Xhoit një të papritur të këndshme. Ajo është pranuar në një kurs performance në Londër, bashkë me disa nxënës më të rritur se ajo. Por ka një problem: do të shkojë edhe Lailà me të, nxënësja më e mirë e klasës. Ç’do të ndodhë? Xhoi dhe Lailà zakonisht nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën: A do ta gjejnë gjuhën e përbashkët këtë herë? Në Londër, Xhoi do të takojë Xhonatanin, me të cilin ka pasur disa keqkuptime. A do të jenë gjërat mes tyre si më parë?

Seria “Këpucët rozë”, e autores italiane për fëmijë Beatrice Masini, është mjaft e famshme në vendin e origjinës, në Itali, por gjithashtu është përkthyer në disa gjuhë të botës. Kjo seri është e përshtatshme për fëmijët mbi moshën 8 vjeç.

Librat e kësaj serie kanë vlera të mëdha artistike dhe edukative, pasi e tërheqin lexuesin e vogël që të mendojë dhe të reflektojë rreth disa marrëdhënieve ose problematikave që shtjellohen në këta libra, disa prej të cilave janë:

- marrëdhëniet e fëmijëve me njëri-tjetrin dhe me të rriturit,

- edukimi artistik i lexuesve të vegjël, për ta parë jetën në një këndvështrim ndryshe,

- jeta dhe marrëdhënia e fëmijëve artistë,

- dialogët dhe bisedat e sinqerta të personazheve artistike,

- talenti dhe dëshira për të ecur përpara,

- marrëdhëniet mes miqve të mirë,

- mënyra se si mund të kalohet koha e lirë.