Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine
Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine Me hap balerine

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Me hap balerine

nga Botime Pegi

350 Lekë

Titulli i serisë: Këpucët rozë

Titulli i librit: Me hap balerine

Autor: Beatrice Masini

Përktheu: Natasha Poroçani

Gjinia: Letërsi për fëmijë

Viti i botimit: 2009

Numri i faqeve: 136

Xhoi, dhjetë vjeçe, është që e vogël pjesë e shkollës së kërcimit të Akademisë. Më e rëndësishmja e qytetit, një nga më të famshmet në botë. Të studiosh seriozisht kërcim nuk është edhe aq e lehtë, për më tepër me një drejtuese të sertë si Madam Olenska, punët bëhen edhe më të vështira. Por, janë miqtë: Leda, që po zgjatet ca si shumë shpejt; Lukasi, me pasionin e tij të çmendur për kërcimin bashkëkohor; Xhonatani, i ardhuri më i ri, i turpshëm por tepër i këndshëm...

Seria “Këpucët rozë”, e autores italiane për fëmijë Beatrice Masini, është mjaft e famshme në vendin e origjinës, në Itali, por gjithashtu është përkthyer në disa gjuhë të botës. Kjo seri është e përshtatshme për fëmijët mbi moshën 8 vjeç.

Librat e kësaj serie kanë vlera të mëdha artistike dhe edukative, pasi e tërheqin lexuesin e vogël që të mendojë dhe të reflektojë rreth disa marrëdhënieve ose problematikave që shtjellohen në këta libra, disa prej të cilave janë:

- marrëdhëniet e fëmijëve me njëri-tjetrin dhe me të rriturit,

- edukimi artistik i lexuesve të vegjël, për ta parë jetën në një këndvështrim ndryshe,

- jeta dhe marrëdhënia e fëmijëve artistë,

- dialogët dhe bisedat e sinqerta të personazheve artistike,

- talenti dhe dëshira për të ecur përpara,

- marrëdhëniet mes miqve të mirë,

- mënyra se si mund të kalohet koha e lirë.