Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
I love Tom Hanks

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

I love Tom Hanks

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Elvira Dones
I love Tom Hanks
(Përralla moderne)
Nr. i faqeve: 236
ISBN 978-99943-0-130-0
S’ishte e vërtetë, shiu kishte dëshirë të cikte tokën, të paktën ai, për të mos i lënë qytetarët të ndiheshin aq të vetmuar, ndryshe do t’i ngjasonin të gjithë profilit prej kukulle të kolegut aty në krah. Dhe kjo nuk duhej të ndodhë, iu lut ajo dikujt pa ditur se kujt. Të paktën ajo vetë të mos merrte gjasat e atij profili prej kukulle, aq të vetmuar. Një kukull qepur në ndonjë dyqan tmerresh me gjilpërë të madhe sa një shpatë kryqtari, duke bashkuar leckat e ca shpresave që kurrë nuk do të bëheshin jetë.