Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Poseidoni Poseidoni Poseidoni Poseidoni Poseidoni Poseidoni Poseidoni
Poseidoni Poseidoni Poseidoni Poseidoni Poseidoni Poseidoni Poseidoni

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Poseidoni

nga Botime Pegi

300 Lekë

Titulli i serisë: Hotel Olimpi

Titulli i librit: Poseidoni hyu i detit gjithnjë me dallgë

Autor: Sabina Colloredo

Përktheu: Altjana Shkreli

Gjinia: Letërsi për fëmijë, mitologji

Viti i botimit: 2009

Numri i faqeve: 97

Kur deti hapet dhe karroca e Poseidonit shfaqet mbi dallgët e shkumëzuara, i rrethuar nga krijesa përrallore dhe përbindësha detarë, toka dhe Olimpi lëkunden nga tronditjet. Poseidoni, hyu i oqeaneve dhe i tërmeteve, i pushtetshëm, i pamëshirshëm, i furishëm dhe rebel, i frikëson të gjithë, i shtyrë drejt sfidës së rrezikshme kundër Zeusit, mbretit të Olimpit.

Është titulluar “Hotel Olimpi” dhe është një seri mjaft argëtuese, që tregon për zota dhe heronj, por duke theksuar anën e tyre më qesharake dhe veçantitë më interesante, të treguara me një gjuhë të thjeshtë dhe stil argëtues.

Megjithëse për këto mite është treguar që prej mijëra vjetësh, ato vazhdojnë të na emocionojnë, sepse flasin për ne. Për ne të rriturit dhe ata që po rriten.

Librat e kësaj serie kanë vlera të mëdha artistike dhe edukative, si:

- Njohja me hyjnitë e Greqisë së lashtë dhe me mitologjinë antike greke në përgjithësi.

- Shpjegimi i personazheve në fund të çdo libri (në fjalor), nën titullin Mysafirët e Hotel Olimpit.

- Nxit kuriozitetin e lexuesit që të lexojë mbi mitologjinë.

- I trajton historitë si biografi, duke bërë që fëmijët të harrojnë që kanë të bëjnë me një personazh-hyjni.