Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Zeusi Zeusi Zeusi Zeusi Zeusi Zeusi
Zeusi Zeusi Zeusi Zeusi Zeusi Zeusi

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Zeusi

nga Botime Pegi

300 Lekë

Titulli i serisë: Hotel Olimpi

Titulli i librit: Zeusimbreti i hyjnive, i burrave dhe i shumë grave

Autor: Sabina Colloredo

Përktheu: Altjana Shkreli

Gjinia: Letërsi për fëmijë, mitologji

Viti i botimit: 2009

Numri i faqeve: 110

Që fëmijë Zeusi ka një fat të parashkruar: të sundojë Olimpin. I shpëton asgjësimit të të atit dhe rritet me qumështin e një dhie dhe nën përkujdesjen e një nimfe. Që në moshë të re, ai shfaqet si një hy i palëkundur, i fortë, i stuhishëm. Lidh aleanca me hyjni dhe heronj, lufton kundër titanëve, sfidon të atin dhe bëhet mbret. Për shekuj me radhë Zeusi mund armiqtë e tij dhe vendos për fatet e mbarë botës. Askush nuk mund ta ndalë dot.

Është titulluar “Hotel Olimpi” dhe është një seri mjaft argëtuese, që tregon për zota dhe heronj, por duke theksuar anën e tyre më qesharake dhe veçantitë më interesante, të treguara me një gjuhë të thjeshtë dhe stil argëtues.

Megjithëse për këto mite është treguar që prej mijëra vjetësh, ato vazhdojnë të na emocionojnë, sepse flasin për ne. Për ne të rriturit dhe ata që po rriten.

Librat e kësaj serie kanë vlera të mëdha artistike dhe edukative, si:

- njohja me hyjnitë e Greqisë së lashtë dhe me mitologjinë antike greke në përgjithësi.

- shpjegimi i personazheve në fund të çdo libri (në fjalor), nën titullin Mysafirët e Hotel Olimpit.

- nxit kuriozitetin e lexuesit që të lexojë mbi mitologjinë.

- i trajton historitë si biografi, duke bërë që fëmijët të harrojnë që kanë të bëjnë me një personazh-hyjni.