Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Në det ka krokodilë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Në det ka krokodilë

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Fabio Geda
Në det ka krokodilë
Roman
Përktheu: Adrian Beshaj
Nr. faqeve: 196
ISBN 978-99943-0-244-4
Nëse lind në Afganistan, në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar, mund të ndodhë që, edhe pse je një fëmijë i gjatë sa një dhi dhe një nga lojtarët më të mirë në Buzul-bazi, dikush e kërkon jetën tënde. Babai yt ka vdekur duke punuar për një zotëri të pasur, ngarkesa e kamionit që ngiste ka humbur dhe ti do të duhej të ishe dëmshpërblimi. Ja përse, kur trokasin në derë, vrapon të fshihesh. Por tani po bëhesh shumë i madh për gropën që nëna jote ka hapur pranë patateve. Kështu, një ditë, ajo të thotë se duhet të bëni një udhëtim. Të shoqëron në Pakistan, të ledhaton flokët, të kërkon t’i premtosh se do të bëhesh njeri i mirë dhe të lë vetëm.
Nga ky akt tragjik dashurie e kanë zanafillën jeta e parakoshme prej të rrituri e Enaiatollah Akbarit dhe udhëtimi i pabesueshëm që do ta shpjerë në Itali duke kaluar nga Irani, Turqia dhe Greqia. Një odise që e vuri në kontakt me mjerimin dhe fisnikërinë e njerëzve dhe që, përpos gjithçkaje, nuk arriti t’ia heqë ironinë dhe as t’ia fshijë nga fytyra buzëqeshjen e tij të jashtëzakonshme.
Enaiatollahu gjeti më në fund një vend ku të ndalojë dhe të ketë moshën e tij. Kjo është historia e tij.

“Ditën e tetëmbëdhjetë pashë disa njerëz të ulur… Ishin ulur përgjithmonë. Kishin ngrirë. Kishin vdekur. Kushedi se sa kohë kishin aty. Gjithë të tjerët parakaluan ijazi, në heshtje. Njërit unë i vodha këpucët, sepse të miat ishin prishur dhe gishtat e këmbëve ishin bërë ngjyrëmanushaqe dhe nuk ndieja më asgjë, as nëse i përplasja me ndonjë gur. Ia hoqa këpucët dhe i provova. Më rrinin mirë. Ishin shumë më të mira se të miat. Bëra një shenjë me dorë për ta falënderuar. Herë pas here e shoh në ëndërr”.

Fabio Geda

Fabio Geda ka lindur në vitin 1972 në Torino, ku edhe jeton. Shkruan në periodikët “linus” dhe La Stampa” rreth temave të rritjes dhe të edukimit. Bashkëpunon në mënyrë të qëndrueshme me Shkollën Holden, Rrethin e Lexuesve të Torinos dhe Fondacionin për Librin, Muzikën dhe Kulturën. Ka botuar romanet “Gjatë pjesës tjetër të udhëtimit shtiva mbi indianët” (i përzgjedhur për çmimin Strega, Debutimi më i mirë 2007 për redaksinë e Fahrenheit-it, fitues i çmimit Marisa Rusconi dhe, në Francë, i Prix Jean Monnet des Jeunes Europeens) dhe “Radha e saktë e gjesteve” (Fitues i Çmimit të Lexuesve të Lukës). Luan në Osvaldo Soriano Football Club, Kombëtarja Italiane e Shkrimtarëve.