Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
I vetmuari

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

I vetmuari

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Gerard Donovan
I vetmuari
Roman
Përktheu: Teuta Barbullushi
Nr. faqeve: 220
ISBN 978-99943-0-236-9
Është ora tre e një çerek e një pasditeje vjeshte. Një krismë. E një gjuetari mbase. Shumë afër madje. Juliusi është duke lexuar, si gjithnjë, pranë sobës në barakën e tij në pyjet e Meinit, ku jeton i vetëm prej vitesh. Në barakën e tij janë stivuar 3282 volume, të gjithë të lexuara e skeduara me kujdes më parë nga i ati e pastaj nga Julius, i cili i kalon kështu ditët e tij që kur ishte fëmijë. E vetmja shoqëri është ajo e qenit të tij, Hobs, i cili, në çastin e krismës, nuk ndodhet pranë zjarrit, afër tij... Qeni i tij është qëlluar nga gjahtarët nga pakujdesia apo mizoria? Kjo e çon Juliusin në një çmenduri të tejskajshme... Befas, ai mbetet më i vetmuar se kurrë: kishte qenë ashtu edhe me babanë e tij, derisa vdiq; pastaj me Klerën, e cila e la për një tjetër burrë; dhe pastaj me Hobsin, që ia kishte lehtësuar dhimbjet pas largimit të Klerës. E tani edhe Hobsi po ikën përgjithmonë...
E fillon me një qetësi të jashtëzakonshme, rresht pas rreshti, por kjo ia lë vendin më pas një leximi të ankthshëm; ato pak faqe që i mjaftojnë Donovanit të shkruajë atë që është përcaktuar si një klasik modern: një rrëfim treditor, që shkakton tërmet te lexuesi. Pikërisht ashtu siç ndodh me klasikët e çdo kohe, me të cilët Juliusi gërsheton dialogun e tij të përditshëm në barakën e zhytur në dëborën dhe të ftohtin e madh amerikan.