Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Vetmia e numrave prim

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Vetmia e numrave prim

nga Botimet Dudaj

750 Lekë

Paolo Giordano
Vetmia e numrave prim
(Roman)
Përktheu: Shpëtim Kelmendi
Nr. i faqeve 272
ISBN 978-99943-0-117-2
Episodet e fillimit, me pasojat e tyre të pariparueshme, janë damka të vulosura me zjarr në jetën e Aliçes dhe të Matias gjatë periudhës së adoleshencës, rinisë e pastaj edhe të pjekurisë. Ekzistencat e tyre, kaq thellësisht të shënjuara, do të kryqëzohen me njëra-tjetrën dhe dy protagonistët do të zbulojnë se janë të lidhur ngushtë midis tyre e në të njëjtën kohë krejtësisht të ndarë. Si ata numrat e veçantë, që matematikanët i quajnë numrat prim. Me një stil të shkruari që përshkohet nga pjekuria dhe qëndrueshmëria befasuese, Paolo Giordano prek me vështrim të qartë e të thellë një temë therëse për sa u takon ndërlikimeve emocionale. Kështu ai u dhuron lexuesve një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më të rralla e më emocionuese, mbushur plot dhembshuri të pikëlluar dhe shpresë.