Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Një vend në botë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Një vend në botë

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Fabio Volo
Një vend në botë
Roman
Përktheu: Elona Mistrovica
Nr. faqeve: 308
ISBN 978-99943-0-175-1
“Dua ta lë veten të lirë,
dua më shumë për veten,
dua të hidhem poshtë
për ta gjetur veten duke u ngjitur lart.”

Mikele ka një shok, Frederikun. Një prej atyre shokëve me të cilët ndan gjithçka: apartamentin, picën dhe birrën, por edhe ëndrrat dhe zhgënjimet, gëzimet dhe dhimbjet, e ndonjëherë edhe gratë.
Një ditë, Frederiku vendos të lërë pas gjithçka dhe të niset. I lodhur nga jeta monotone e provincës, niset në kërkim të gjysmës tjetër të vetes. Ndërsa Mikele qëndron. Kur kthehet, pas pesë vjetësh, Frederiku ka ndryshuar. Tashmë është i qetë, i dashuruar me një grua (Sofinë) dhe me jetën.
Duket si një prej atyre historive që kanë një fund të lumtur, por nuk është kështu. Frederiku niset papritmas, këtë herë për një udhëtim shumë më të gjatë. Do të kthehet (për habinë e të gjithëve) i fshehur pas syve të një vogëlusheje, Anxhelikës.
Ngjarjet e jetës së Mikeles, Frederikut, Françeskës dhe Sofisë janë ato të një grupi të rinjsh në kërkim të një vendi në botë.