Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Një botë femërore

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Një botë femërore

nga Botimet Dudaj

900 Lekë

Sveva Casati Modignani
Një botë femërore
(Roman)
Përktheu: Guri Shyti
Nr. i faqeve: 372
ISBN 978-99943-0-176-8
Romani “Një botë femërore” është një pohim drithërues dhe krenar i amësisë. Personazhi rreth të cilit shtjellohet e gjithë historia është Martina, një figurë e veçantë, plotësisht e vetëdijshme për prirjen më të qenësishme të femrës: atë të krijimit të jetës. Këtë prirje, që qëndron përmbi feminizmin, do ta shprehë për të ndjekur rrjedhën e feminilitetit: do të sjellë në jetë tri vajza me tre burra të ndryshëm dhe nuk do të martohet me asnjërin prej tyre. Ngjarja e saj e pazakontë fillon në vitet dyzetë dhe arrin deri në ditët tona, duke u ndërthurur me ato të së ëmës Vjena dhe gjyshes Ines. Na shpërfaqen portrete me të vërtetë mbresëlënëse për nga origjinaliteti i tyre. Ky roman është një vepër korale, e ngjeshur, mallëngjyese. Sveva Casati Modignani, ndërsa shtjellon një temë që u përket të gjitha grave, e parashtron atë me ndjeshmërinë e saj të zakonshme origjinale.