Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Me urdhër të Zotit

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Me urdhër të Zotit

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Niccolo' Ammaniti
Me urdhër të Zotit
(Roman)
Përktheu: Hysen Sinani
Nr. i faqeve 392
ISBN 978-99943-0-142-3
Në një fushë të ngopur nga shiu, në një vend të shkretë e të mënjanuar, ku tokat e punuara dhe lumenjtë përzihen me kapanonet, me vilëzat e rrethuara nga oborret dhe konçesionarët e automobilave, jeton një baba me të birin. Rino dhe Kristiano Zena janë të lidhur me një dashuri të brendshme që ushqehet nga të rrahurat dhe dhuna. Shtyjnë ditët në një jetë krenare bashkë me dy të tjerë si të rrjedhur nga trutë: me Katërdjathëshin, i mbetur i mangët pas një aksidenti me telat e tensionit të lartë, dhe Danilo Aprean, i braktisur nga gruaja e i shushatur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë, këta binden që ka ardhur çasti për t’u dhënë një drejtim tjetër jetëve të tyre. Plani është i thjeshtë: të shkallmojnë një bankomat...