Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Ditë të ethshme

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Ditë të ethshme

nga Botimet Dudaj

950 Lekë

Sandra Brown
Ditë të ethshme
(Roman)
Përktheu: Alma Kushova
Nr. i faqeve: 396
ISBN: 978-99943-0-096-9
Sapo merr lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në Destini, qytetin e vogël të Luizianës, ku lindi e u rrit. Mendon të largohet menjëherë pas varrimit, por padashur e gjen veten të përfshirë në lojërat e Haf Hojlit, babait të saj tiran e sundues, njeriut që zotëron një kombinat metalurgjik, industrinë e vetme të qytetit, pra edhe jetën e gjithkujt që jeton atje.
Siç e parandiente, asgjë nuk ka ndryshuar në qytet. Babai dhe vëllai i saj Krisi, janë më të këqij se kurrë dhe tashmë kanë një partner të ri në krimet e tyre, një avokat karizmatik dhe dinak, i quajtur Bek Merkant, i cili është po aq i korruptuar sa ata. Menjëherë Beku i afrohet Sajres dhe ajo kupton se diçka më shqetësuese luhet në prapaskenë. Ndërsa ajo i përvishet punës për të mësuar diçka për jetën e vëllait të vrarë, Denit, zbulon se ka shumë sekrete të tjera në qytetin e saj, që fshehin dekada dhimbjeje dhe zemërimi. Urrejtje të vjetra thurin plane për hakmarrje, krime të së shkuarës dalin përsëri në sipërfaqe dhe një djalë i ri i pakomprometuar, zëvendëssherifi i zonës, arrin në përfundimin se vdekja e Deni Hojlit nuk ishte vetëvrasje, por vrasje.