Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Kodi i Da Vinçit

Libra dhe CD / Triller

Kodi i Da Vinçit

nga Botimet Dudaj

900 Lekë

Dan Brown
Kodi i Da Vinçit
(Roman)
Përktheu: Amik Kasoruho
Nr. i faqeve: 574
ISBN 99943-33-03-8
Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Havard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit. Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm. Duke rrëmuar midis atyre gjëegjëzave të çuditshme, Langdoni dhe një deshifruese franceze e talentuar kodesh, Sophie Neveu, shtangen kur zbulojnë gjurmën e çelësave zbërthyes që fshihen në veprat e Da Vinçit - çelësa që duken qartazi për këdo e që megjithatë piktori ka ditur t’i fshehë në mënyrë gjeniale. Duke shembur modelin tradicional të romaneve që të mbajnë në ankth, papritur “Kodi i Da Vinçit” kthehet në një roman inteligjent, që të ndriçon mendjen hap pas hapi dhe që shtresëzohet me detaje dhe kërkime mahnitëse.