Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Diabolus

Libra dhe CD / Triller

Diabolus

nga Botimet Dudaj

1.100 Lekë

Dan Brown
Diabolus
(Roman)
Përktheu: Amik Kasoruho
Nr. i faqeve: 432
ISBN 99943-33-86-0
“Diabolus” u frymëzua nga prania e papritur e agjentëve të FBI-së në kampusin e Exeter-it, për shkak të një kërcënimi të njoftuar nga NSA-ja – dy studentë kishin përhapur gjithandej një e-mail duke thënë se Bill Klintoni ishte një gënjeshtar dhe duhej vrarë.
Përpara se të shkruante bestseller-in prej multimiliona kopjesh të shitura rrëmbimthi, “Kodin e Da Vinçit”, Dan Brown-i filloi kërkimin e tij me mprehtësi prej bisturie dhe derdhi aftësi prej rrëfimtari mbi organizatën më të fuqishme të inteligjencës në tokë: Organizatën Kombëtare të Sigurisë (NSA), një agjenci ultra-sekrete me buxhete miliarda dollarësh dhe shumë herë më e fuqishme se CIA. Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë tronditëse nëpër korridoret e pushtetit. NSA-ja po mbahej peng... jo me armë apo bomba, por nga një kod kompleks gjenial që, nëse zbatohej, do të gjymtonte inteligjencën e SHBA-ve. Që nga korridoret e nëndheshme të pushtetit, deri te qiellgërvishtësit e Tokios e te katedralet me kulla të Spanjës, shpërthen një garë e dëshpëruar. Është një luftë për jetë a vdekje – një betejë e jashtëzakonshme për të shkatërruar një gjeni të paarritshëm... një formulë e pazbërthyeshme për shkrimin e kodeve, që kërcënon të fshijë ekuilibrin e pushteteve të pas Luftës së Ftohtë. Një herë e përgjithmonë.
“Dan Brown duhet të jetë një nga shkrimtarët më të mirë, më të zgjuar dhe më të plotësuar të SHBA-ve.”
- Nelson DeMille
“Emocionuese… do t’i gozhdojë lexuesit e prirur nga kibernetika.”
- Booklist